Vargu i artistëve që po goditen me objekte në skenë, po vazhdon akoma.
Reperi Drake ishte viktima e radhës e këtij trendi që po konsiderohet qesharak, por që po rezulton të jetë i rrezikshëm.
Reperi u ngjit në një skenë të Çikagos në natën e hapjes së turneut të tij të shumëpritur, kur u godit me një telefon.
Bebe Rexha, Lil Nas X, Kelsea Balerini dhe Ava Max janë disa nga artistët që janë goditur gjatë performancës në skenë.