“Variety” parashikon Yllka Gashin në listën e ngushtë të nominimeve për çmimet ‘BAFTA’

By

264 filma janë paraqitur për çmimet BAFTA, me pesë vende për t’u nominuar për filmin më të mirë.

BAFTA vazhdon të bëjë përpjekje për të zgjeruar rrjetin e saj për diversitet, si brenda anëtarësimit të saj, ashtu edhe në filmat që nderon.

Raundi i parë i votimit për çmimet BAFTA u mbyll të hënën e 3 janarit. Akademia Britanike do të njoftojë listën e saj të gjatë në të gjitha kategoritë më 12 janar.

Nominimet zyrtare të BAFTA do të shpallen më 3 shkurt. Çmimet BAFTA janë planifikuar të zhvillohen më 13 mars.

Mediumi amerikan “Variety” ka publikuar parashikimet për listat e ngushta të nominimeve. Pjesë e parashikimeve të tyre është aktorja Yllka Gashi në listë për çmimin “Aktorja më e mirë”, pas performancës së saj në filmin “Zgjoi”.

E lumtur për këtë është shprehur vet aktorja, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Në postimin e ndarë me ndjekësit saj, Yllka u shpreh:

Të shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film”.

Emri i aktores qëndron krahas yjeve të mëdhenj si: Nicole Kidman, Lady Gaga, Penelope Cruz e të tjerë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm