7 Qershori, për familjen Istrefi gjithmonë do të përbëj një ditë të kobshme. Kjo për faktin se 12 vite më parë, shtylla e familjes, ndërroi jetë.
Në këtë ditë, këngëtarja Nora Istrefi ka mbledhur veten për t’i shkruar ca vargje prekëse në kujtim të babait.
‘Sot 12 vite pa ty Babi im i dashur. Më mungon çdo ditë.. Ti ishe shembulli i një babai. Shihemi në botën tjetër’ – është shprehur këngëtarja.
Babai i këngëtares, zotëri Nezir Istrefi ishte një ndër gazetarët më të mirë që ka pasur Kosova që ndërroi jetë në një aksident komunikacioni në Lipjan.
Ai la prapa bashkëshorten dhe katër fëmijë, tre vajzat, Norën, Nitën, Erën e djalin Bledin i cili atëbotë ishte fare i vogël. /Prive.al/