Veshja e këngëtares Besa Kokëdhima, me të cilën u paraqit në skenën e “Eurovision”, për ta performuar këngën “Titan”, u zgjodh si më e “shkëlqyeshmja” e mbrëmjes nga tabloidi Vanity Fair, dega në Itali.
“Çmimi i shkëlqyeshëm i mbrëmjes padyshim i shkon Besës shqiptare. Veshja e gjelbër aqua gjithashtu u përmirësua shumë nga inskenimi, por kjo nuk mjaftoi për të fituar një vend në Finalen e Madhe”, thuhet në postimin e faqes.
Fustanin e Besës e krijoi disenjatori nga Kosova, Valdrin Sahiti.
“Yllit të estradës shqiptare i pëlqen të mahnisë dhe moda është një nga aset e tij në mëngë. Ndërkohë që shumë “kolege” ndjenë nevojën për të na njohur me look-un e tyre në Eurovizion, ajo ka veshur ditët e kaluara veshje të ndryshme, duke krijuar vërtet efektin surprizë. Në fakt, Besa ka veshur një fustan në ngjyrë jeshile të ndezur. Përveç prerjes në lartësinë e ijeve dhe dekoltesë bujare, çka e karakterizon fustanin është kapuçi që mbulon flokët e saj. Stilisti që e krijoi, kosovari Valdrin Sahiti, është një stilist që e përkufizon veten si ‘ëndërr-realizues’”, u tha më tej në artikull.