Në shikim të parë ai të jep përshtypjen se është një burrë i ashpër dhe i prerë.
Mirëpo kryeministri Ramush Haradinaj, ka edhe një tjetër anë disi të panjohur për publikun.
Kreu i ekzekutivit kosovar, gjatë mbrëmjes së të shtunës ka marrë pjesë në “Ballon Shqiptare”, një mbrëmje e organizuar nga Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paçarada në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Muçaj.
Kryeministri dhe zonja e tij, kanë vallëzuar së bashku ndërsa vëmendja e të gjithë të pranishmëve ishte drejtuar kah ta.
Çifti dukej shumë i lumtur në krahët e njëri tjetrit ndërsa Haradinaj, shpërfaqi një pjesë tjetër të tijën, atë romantiken përmes këtij valsi të shoqëruar nga tinguj të bukur të muzikës shqipe. /Prive.al