Valentina Swimsuit – adresa e bikineve më të veçanta, inspiruar nga Deti Adriatik (FOTO)

By

Valentina Swimsuit është brendi më i ri në tregun e Kosovës krijuar në influencën e stilit Evropian të inspiruar nga bukuria e femrës së Detit Adriatik.

Bikinet janë produkti kryesor që prodhohet në emrin e ketij brendi dhe të gjitha produktet janë “handmade” nga gratë në Punë N’dorë në Kosovë. Valentina Swimsuit përveç kësaj garanton në përbërjen e materialit të përdoru i cili është vënë në etika të bikineve pas testimit në standarde europiane, prandaj kualiteti i materialit të përdorur është i garantuar në atë që gjeni të shënuar në etiketë. Në këtë koleksion pjesa më e madhe e bikineve janë “neither metal nor plastic accessories” që nënkupton se nuk ka asnjë aksesor shtesë nga metali dhe plastika.

Modestia dhe eleganca janë dy tiparet kryesore të këtij sezoni mirëpo duke mos lënë anash as edhe atë sportive dhe atraktiv.

Detaji i vendosur në këtë sezonë vërehet të jetë përdorimi i detajit leopard duke ditur se Leopard paraqet elegancë dhe fuqi prandaj edhe është i kombinuar në tri ngjyrat kryesore të veshjeve elegante dhe të bukurisë femrore: të bardhes, të zezes dhe të kuqes.

Ky koleksion sjell 8 modele të ndryshme që mund të perdorën edhe si “MIX and MATCH”

Shitjet do të bëhen përmes e-commerce deri në hapjen e dyqanit me bikine të prodhimit vendor.

www.valentinaswimsuit.com

Insta: valentina_swimsuit

Fb: Valentina Swimsuit

Artikuj të ngjashëm