Po pret që të bëhet baba dhe kjo është një arsye që të ndjehet shumë i lumtur.
Dizajneri i njohur kosovar Valdrin Sahiti i cili vitin që lamë pas, edhe i dha fund beqarisë me të dashurën e tij prej kohësh Edita Ramadanin, me të cilën tani po pret edhe fëmijën e parë.
Ramadani është në prag të lindjes ndërsa sot feston ditëlindjen e saj.
Sahiti e ka uruar bashkëshorten përmes një postimi në Instagram, ku i thotë se është një “mrekulli”.
Ai mezi po durohet që ta takojë vajzën e tij që do vijë në jetë, ndërsa tregon barkun e rrumbullakosur të bashkëshortes përmes një videoje. /Prive.al