Dhe ai sërish ia doli që një femër ta bëjë të duket si në përralla.
Valdrin Sahiti tashmë ka zgjeruar brendin e tij kudo nëpër botë dhe kësaj radhe ai është përkujdesur për dukjen e një blogerje të njohur në Itali.
Bëhet fjalë për Eleonora Carisi e cila shkëlqeu në një fustan rozë të çelët festivalin e filmit në Venecia.
Blogerja postoi fotografi me fustanin në llogarinë e saj në Instagram ku numëron shumë ndjekës. Njëjtë bëri edhe dizajneri Sahiti, I cili postoi një imazh të saj në instastory duke etiketuar atë.
Më poshtë mund ta shihni krijimin e radhës të Valdrinit./Prive.al