Valdrin Sahiti krijon fondacionin ‘Bella’: Synon t’i gëzojë gratë në virgjilje feste

By

Dhuna ndaj grave është vënë në spikamë sërish kohëve të fundit.

Marrë shkas nga rasti tragjik i vrasjes së një gruaje dhe vajzës së saj nga ish bashkëshorti në Gjakovë, zërat kundër këtij fenomeni, fatkeqsisht ende prezent në shoqërinë tonë, janë aktualizuar.

E duket se edhe dizejnatori Valdrin Sahiti do të japë kontributin e tij në këtë drejtim.

Ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se në rradhë është fondacioni nën emrin e vajzës së tij ‘Bella Foundation’ që synon t’i bëjë gratë në nevojë të lumtura.

’15 vjet që gruaja është qendra e vëmendjes time. Në këtë rrugëtim, mamaja ime, gruaja ime, vajza ime e mrekullueshme më bëjën të shoh përtej. Jo të gjitha gratë e kanë pasur njësoj fatin, disa nëna, disa gra në karrierë, disa të lumtura e disa të dhunuara. Bella Foundation nis rrugëtimin me ndjeshmërinë sociale dhe përgjegjësinë për një botë më të mirë, ndaj me rastin e festës së Bajramit, Valdrin Sahiti Official do të dhurojë fustane të mrekullueshme për gratë e dhunuara. Për t’i bërë të ndihen unike dhe vetëbesimi t’iu jap forcë për të ecur të forta përpara’ – deklaron në shkrimin e ndarë Sahiti.

Një veprim mëse i qëlluar, apo jo? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm