Para pak ore është mbajtur eventi më i madh i bukurisë në botë, Miss Universe. Edhe këtë vit në garë ishin dy vajza shqiptare, Megi Luka e cila përfaqësoi Shqipërinë dhe Mirjeta Shala që ishte reprezantacioni i Kosovës.
Por që të dy vajzat nuk arritën të rankoheshin lart në këtë spektakël. Luka dhe Shala nuk kaluan as pragun për të përfunduar në Top 15.
Vendin më të mirë të përfaqësimit tonë e mban Marigona Dragusha e cila në vitin 2009 kur prezantoi Kosovën në Miss Universe u radhit e treta.