Vajza e vogël e Ermal Fejzullahut sot feston ditëlindjen

By

Ditëlindja është padyshim njëra ndër festat më të mira e sigurisht ajo ka vlerë edhe më të madhe kur ju jeni ende i ri në moshë.

Këtë më së miri e përjetojnë fëmijët të cilët ditët e tilla fillojnë t’i numrojnë mbrapsht qysh pothuajse një vit më përpara.

E sot njëra prej vajzave të këngëtarit Ermal Fejzullahu shënon pikërisht këtë ditë të veçantë.

Bëhet fjalë për Erën vajzën e vogël të tij e cila urimin e parë në këtë ditë speciale e mori nga nëna e saj Ariana.

Ja urimi i plotë që shkroi bashkëshortja e këngëtarit:”E dashure vajza ime sot eshte dita me speciale per ty. Mos harro qe Mami te do shume dhe je drita e syve te mij. Te Dua shume dhe te Puth nana.Shume urime per Ty e dashur!  /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm