Vajza 15 vjeçare e aktorit francez Vincent Cassel dhe aktores italiane Monicca Bellucit është akuzuar nga njerëzit se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Deva është akuzuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale pikërisht për t’i ngjarë nënës së saj të famshme.
Shumë ndjekës kanë vënë re ndryshime në fytyrën e saj prej adoleshenteje, buzë më mishtore dhe vetulla më të larta dhe qerpikë më të gjatë, duke aluduar në atë se ajo i është nënshtruar ndërhyerjeve.
Deva iu është përgjigjur të gjitha akuzave duke publikuar një foto nga fëmijëria ku mohon kështu një herë e mirë për të gjitha thashethemet.
“Buzët dhe qerpikët ishin të mëdha që kur isha e vogël. Kështu nuk duhet t’u jap rëndësi komenteve si këto, por po ndikojnë në jetën time. Kështu ndaluni së shpërndari falsitete nëse nuk keni prova. Ja ku i kam unë provat që fytyra ime nuk ka ndryshuar gjatë kohës, vetëm fakti që unë jam rritur tashmë. Nuk do të publikoj më foto të fëmijërisë time sepse bëhet fjalë për privatësinë time. Jam e vetëdijshme që thashethemet janë pjesë e botës sociale dhe mund të jenë zbavitëse dhe të të bëjnë të reflektosh për shumë gjëra, por për këtë nuk mund të më sulmoni”.