Sigurisht ai ka marrë çmimin e Nderit nga Mbretëria e Bashkuar për kontributin artistik që i ka dhënë këtij vendi – por tani Idris Elba është kurorëzuar si burri më seksi në botë.
Nga roli i tij i parë në serialin The Wire si diler droge e deri te roli i fundit në filmat e Marvel, britaniku Elba tani 46 vjeçar është shndërruar njëri ndër yjet më të mëdhenj dhe më seksi të Hollywood-it.
Ky titull i është dhënë aktorit nga Revista e famshme amerikane People që ka me vjet e vjet të tëra që bën përzgjedhjen e burrave më seksi në botë, duke spikatur emra të njohur të muzikës e filmit.
“Jo s’ka shancë? Vërtetë? T’ua them të drejtën qenka një ndjenjë e mirë dhe një surprizë e mirë e sigurisht edhe një ‘boost’ për egon time”, ka thënë Elba kur është kontaktuar nga PEOPLE për t’ia kumtuar lajmin se është përzgjedhur si burri më seksi në botë.