Gjatë muajve të verës, Drenusha Latifi u bë nënë për të parën herë.
Pas një lidhje disa vjeçare me Atillën, çifti u bekua me një vajzë të cilën e emëruan me një emër mjaft karakteristik.
Ynwa u pagëzua si shkurtesë e motos ‘You’ll Never Walk Alone’ të ekipit Liverpool, fans i së cilit është Atilla.
E me kalimin e kohës, vajza po rritet dhe në fotot e publikuara së fundmi nga Drenusha ajo duket se po i ngjan mjaft nënës së saj.
Miss Kosova 2002 në përshkrimim e fotos e ka cilësuar vajzën si gëzim të shtëpisë. Ndryshe, tash e një kohë Drenusha është zhvendosur të jetojë në Suedi. /Prive.al/