Ndonëse larg prej vëmendjes mediatike, ish Miss Kosova Drenusha Latifi po e shijon në maksimum jetën e saj të re.
E zhvendosur nga Kosova në Suedi dhe prej muajsh edhe nënë për herë të parë, bukuroshja duket të jetë në ‘qiellin e shtatë’.
Kjo periudhë tejet e bukur si prind nuk po kalon pa postime në rrjete sociale të vajzës Ynwa që ka trashëguar shumë nga bukuria e nënës.
Në disa prej fotove të fundit, Ynwa defitnivisht duket e mrekullueshme e veshur në veshje tradicionale shqiptare.
Megjithëse mijëra kilometra larg, gjaku nuk bëhet ujë dhe dashuria për atdheun nuk mungon. /Prive.al/