Urimi më i bukur për nënën, Granit Xhaka emocionon me fjalë…

By

Nëna e futbollistit të njohur shqiptar, Granit Xhaka, sot feston ditëlindjen.

Ai hyri në Instagram për të postuar një fotografi të marrë nga arkivi, ku Graniti ishte fëmijë dhe nëna e tij shumë e re.

‘A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër’, kështu e nisi futbollisti i cili na ka bërë shumë herë krenar, urimin e tij për nënën.

‘A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër.
Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër.
Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë.
Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë.
Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri.
Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri.
Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote.
Se dashuri pa hile është veç dashuria jote.
Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi.
Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty.’, përfundoi ai.

Urime edhe nga stafi Prive.

Artikuj të ngjashëm