Urimi më i bukur për Ditën e Baballarëve ishte ky i Bebe Rexhës

By

Dita e djeshme shënoi Ditën e Baballarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë njerëz të zakonshëm dhe të famshëm, uruan baballarët e tyre në këtë ditë.

Edhe Bebe Rexha ndau një video me të atin e saj në Instagram ku shkroi fjalët më të bukura për të.

“Kur nisa për herë të parë punën në biznesin e muzikës, isha shumë e frikësuar. Babai im më thoshte “mos u shqetëso gjithmonë do të kesh një çati mbi kokë dhe një vend për të fjetur për sa kohë unë do të jem këtu”. Faleminderit që gjithmonë më ke qëndruar pranë. Tani të qëndroj unë ty pranë. Të dua babi”, shkruan Bebe përkrah postimit të saj. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Artikuj të ngjashëm