Sot është një datë e rëndësishme për Afrona Dikën.
Nëna e saj feston ditëlindjen dhe këtë na e tregoi vet ajo përmes Instagramit.
Ajo publikoi dy fotografi, një të realizuar shumë vjet më parë dhe një tjetër e shkrepur vitin e kaluar në dasmën e saj.
“Mami, e shtrejnta ime…gëzuar ditëlindjen! ❤️Te uroj edhe 100 vite të tjera, të lumtura, të mbushura plot dashuri, fat, e mbarësi.
Cdo kush që të njeh nga afër, i njeh virtytet tua të larta që ke. Je njeriu më i dashur, më human dhe me zemrën më të madhe që unë njoh.
Faleminderit për punën tënde të palodhur e përkushtimin e pamasë në punën më të vështirë: Tëqenit mami❤️
Te dua shum shoqja ime, motra ime, Mami”, ka shkruar Afrona poshtë postimit.
Urime./Prive.al