Ardian Bujupi në lidhje me Mimoza Krasniqin ?! Ja çka thotë bukuroshja

By

Paraqitja në klipin ‘Na jena njo’ e bukuroshes Mimoza Krasniqi përkrah këngëtarit Ardian Bujupi shërbeu si material për portalet tona.

Pa humbur shumë kohë, bazuar në asnjë fakt, u tha se Mimoza dhe Ardiani mund të kenë nisur një lidhje me njëri-tjetrin.

Për të marrë një konfirmim të qartë për realitetin, Prive kontaktoi Mimozën.

Gjysmë finalistja e Big Brother 2 mohoi të jetë në lidhje me Bujupin. ‘Jo, nuk ka asgjë të vërtetë në këto raportime’ – deklaroi shkurt Mimoza.

Një lajm i mirë ky për shumë fanse që besonin se Ardiani ‘i iku’ nga dora.

Ndryshe, këngëtari nuk përflitet pothuajse kurrë për lidhje të mundshme duke u treguar tejet hermetik në këtë pjesë. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm