Dyshja e njohur Robert Berisha e Nora Istrefi pa pikë dyshimi mund të themi se janë njëri ndër çiftet më të dashura për publikun.
Çdo lëvzije e tyre është pothuajse në syrin e publikut andaj shpeshherë dyshja dinë të jenë edhe cak i ‘sulmeve’ të ndryshme të cilat tentojnë ta lëkundin këtë marrëdhënie.
Por, të kota janë përpjekjet e tilla kur egziston një lidhje kaq e fortë e cila për më tepër se një dekadë po vazhdon të jehojë mes dyshes.
Dita e sotme shënon edhe një festë speciale për të dashuruarit andaj një urim mes çiftit ishte më se i pritshëm.
I pari që bëri një gjë të tillë ishte Roberti i cili përmes një ‘poezie’ të shkurtër në gjuhën angleze vendosi ta urojë bashkëshorten e tij. /Prive.al/