Urimi i radhës për Adriana Matoshin vjen nga Ambasada e Francës

By

Aktorja shumë e dashur ka rrëmbyer një tjetër çmim me performancën e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë”.

Ajo u shpërblye me çmimin si “Aktorja më e mirë” në Festivalin e Francës “See A Paris”.

Në mesin e urimeve të panumërta, ajo pranoi urim edhe nga Ambasada e Francës.

“Urime aktores kosovare, Adriana Matoshi, e cila fitoi çmimin e aktores më të mirë në Festivalin kinematografik francez të Evropës Jug-Lindore ” See a Paris “. Aktorja fitoi këtë çmim për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë” (2018), i cili rrëfen periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992″, shkruhet në urimin e ambasadës. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm