Sot feston ditëlindjen vëllai i vetëm i Dua Lipës, Gjini.
Ai mbushi 13 vjet dhe për ta uruar më së miri, këngëtarja me famë ndërkombëtare dhe shumë e suksesshme në botë, bëri një video.
Dua e uroi në praninë e tij, bashkë në një anije pasi me familje janë duke pushuar në ishujt Bahamas.
“Urime ditëlindja e 13-të Gjin, të dua dhe jam krenare për ty. Jam me fat që ju kam juve”, tha Dua duke etiketuar edhe motrën Rinën./Prive.al