Tash e disa ditë këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, ka nisur një pushim së bashku me familjen në njërin prej vendeve më të bukur në botë.
Ajo zgjodhi ishujt Maldive për këtë periudhë të vitit e cila në vete përkoi të ketë dy festa mjaft të rëndësishme për këngëtaren.
Bëhet fjalë për ditëlindjen e saj dhe të nënës së ndjerë e cila tash e disa vite ka ikur nga kjo botë.
Sidoqoftë pas marrjes së shumë surprizave nga bashkëshorti për ditëlindjen e saj Ledina u desh të marrë stafetën për të vazhduar tashmë që ajo të bëjë ndonjë urim për nënën e saj.
E duket se një gjë të tillë ajo i’a doli ta bëjë mjaft mirë teksa përmes rërës së Maldiveve shkroi ‘Gëzuar ditëlindjen mami’ e krahas kësaj fotografie bashkangjiti edhe mbishkrimin ‘I miss u’ duke treguar se sa shumë po i mungon ajo./Prive.al/