Unikkatil feston sot ditëlindjen

By

Me muzikën e tij, Viktor Palokaj ka shkruar histori në diskografinë shqiptare dhe ky është një fakt i pakontestueshëm.

Tekstet e tij shoqëruan fansat që prej viteve të 90-ta kur fliste për gjenocidin serb në Kosovë dhe trajtimin e padrejtë për të vazhduar me hite që edhe në ditët e sotme zënë një vend të veçantë në hip-hopin shqiptar.

Njeriu që shkroi histori të këtij lloji të muzikës, sot feston ditëlindjen.

Unikkatil, i lindur në Klinë në vitin 1981 sot mbush plot 35 vite jetë.

Urimet për reperin nuk kanë munguar nga fansa, familjarë e miq që për Viktorin dëshirojnë edhe shumë vite tjera.

Urimeve i bashkangjitemi edhe ne me shpresë që edhe në dekadat në vijim, Unikkatili do pasurojë muzikën shqiptare në atë që di të bëj më së miri – hip hopin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm