“Unë jam Bora Zemani, jam 17 vjeç”, publikohet një video e rrallë e prezantueses

By

Sot është një nga prezantueset më të dashura të televizionit shqiptar, por rrugëtimi i Bora Zemani në profesionin e saj është i gjatë dhe deshi punë të madhe.

Prezantuesja karrierën e saj në “Top Channel” e kishte nisur si velinë në “Fiks Fare” dhe Ed Manushi i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” kujtoi edhe një herë hapat e saj të parë.

Në një klip prezantues, Bora është vetëm 17 vjeçare teksa rrëfen se i pëlqen shumë bota e televizionit dhe më pas tregon talentin e saj në vallëzim.

Kujtojmë se moderatorja në janar të këtij viti mbushi 30 vjet dhe këtë e shënoi me një festë të madhe në kryeqytetin shqiptar.

Prive ishte e pranishme në festën e madhe dhe më poshtë mund të ndiqni se si shkoi e gjithë mbrëmja festive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm