Avril Lavigne nuk është më një “e dashur”.
Këngëtarja tani është e fejuar, pasi Mod Sun i propozoi fejesë në Paris më 27 mars.
Lavigne, konfirmoi fejesën në Instagram të enjten, duke treguar fotot e unazës së saj të re të diamantit në formë zemre.
View this post on Instagram
Mod, propozoi me një unazë të personalizuar nga argjendaria XIV Karats me bazë në Beverly Hills , e preferuara e të famshmëve të tjerë si Lana Del Rey, Kylie Jenner dhe Hailey Baldwin.
“Unaza ka fjalët ‘Hi Icon’ të gdhendur në të, të cilat ishin fjalët e para që ai më tha ndonjëherë. Dhe ka Mod + Avril në brendësi,” tha Lavigne për “People”.
Kjo është unaza e parë e fejesës e Avril Lavigne në formë zemre dhe ka një gdhendje të veçantë.
“Ai e dinte që në fillim që unë doja një diamant në formë zemre, sepse ditën që u takuam, kishim unaza në formë zemre. Që atëherë i kemi mbajtur çdo ditë, ndaj është e përshtatshme vetëm të kemi një unazë fejese në formë zemre. E dua aq shumë”.