U tha se nisi lidhje romantike me ish të dashurin e shoqes, por Gigi Hadid nuk vonon me përgjigje

By

Mjaftoi një dalje publike dhe emri i Gigi Hadid u lakua nëpër media se kishte nisur një lidhje dashurie, me djaloshin me të cilin u pa e u fotografua.

Thashethemet morën më shumë hov kur ajo u fotografua krah mikut të saj prej kohësh Smauel Krost, dhe menjëherë agjencitë e lajmeve spekuluan se ai ishte i dashuri i saj i ri pas ndarjes me Zayin Malik.

Mirëpo personi në fjalë, është ish i dashuri i këngëtares e aktores Selena Gomez, e cila po ashtu është mike e ngushtë e Hadid.

Fansat nisën spekulimet se Gigi kishte nisur lidhje romantike me ishin e shoqes së saj dhe kishte thyer kodin e vajzave.

“Nëse ju njerëz do të vazhdoni të shkruani kryetituj sa herë që unë dal me një shok të gjinisë mashkullore, do të shkaktoni shumë konfuzion të panevojshëm”, ka shkruar mbrëmë në Tëitter modelja me famë botërore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm