Mediat shqiptare në Maqedoni, shkruan se këngëtarja Adelina Tahiri mund të jetë shtatzënë.
Ky spekulim ka nxitur reagimin e Adelinës, e cila ka publikuar një fotografi në Instagram për të dëshmuar të kundërtën.
Në rroba banje, Adelina kishte pozuar para pasqyrës ku prezantonte format e saj, që për dikë ishin dukur sikur të ishte shtatzënë.
Por me një tjetër imazh, ajo e ka rrëzuar këtë hipotezë, me të shfaqur barkun e saj të sheshtë duke e shoqëruar më një frazë sarkastike: “A dukem shtatzënë?”.
Përndryshe Adelina, larg Shkupit po shijon disa ditë pushimesh në një vend bregdetar, nga ku nuk po mungojnë imazhet e përditshme. /Prive.al