Këngëtari Gjon Karrica i njohur si Lugati shqetësoi jo pak ndjekësit e tij me një foto të publikuar ditën e djeshme.
Me krahun e thyer në karrocë, ai zbuloi përmes një fotografie që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, pa treguar më tepër detaje.
Në fakt, ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1 mësohet se ka kaluar një episod të humbjes së vetëdijes, çka i ka shkaktuar lëndime trupore.
Fatmirësisht, Gjoni po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në Zvicër dhe po i kalon ekzaminimet e nevojshme mjekësore për t’u rikthyer në formë.
Të shkuara Gjon! /Prive.al