Që të kthehemi prapa pak në kohë për hir qartësie, në labelin P.I.N.T, Bim Bimma ishte bashkëthemelues me MC Kreshën dhe Lyrical Son.
Label ky që solli frymë të re të muzikës të zhanrit përkatës dhe po ashtu artistë të famshëm, mirëpo Bim Bimma u shkëput për arsye mosmarrëveshjeje dhe se “vizioni” mbi të cilin u ndërtua ky label nuk ishte respektuar.
Kohë më parë, i ftuar në Nd’rrimi e Natës në Klan Kosova, reperi i njohur Bim Bimma, ka rrëfyer disa gjëra nga ana e tij personale dhe profesionale.
“Unë kam vizion dhe nuk punoj me njerëz që s’kanë vizion. Unë jam burrë dhe i fjalës, e ata s’janë burra. Kam menduar se e përkrahin ideologjinë që qëndronte prapa P.I.N.T por nuk ka qenë ashtu”, ka thënë Bim Bimma.
“Prej kur e kom marr qenin po ka sens ky sen, tash po më sillet në kry shpesh ky sen, c’është ky sen? A u dashtë me marr qenin për me pas sens ky sen”, citon ai një varg te njërës nga këngët e tija.
“Këtë ua kam dedikuar atyre që janë paraqitur i përkrahës të punës dhe ideologjisë dhe si ushtarë të së drejtës, deri në momentin kur i kanë arritur qëllimet e veta. Janë treguar hiena. Kam munduar se kam punë me burra, dhe burrat njihen si personazhe që e mbajnë fjalën e vet. Kam pritur që ata ta mbajnë fjalën”, ka deklaruar Bim Bimma, me reference te Lyrical Son e MC Kresha.
Megjithatë, në mesin e artistëve që sipas tij mund të bëjnë muzikë live në koncerte me orë të tëra, janë pikërisht ish miqtë e tij, Kresha dhe Festim Arifi.
Mirëpo dyshja kanë lënë diferencat e tyre anash për hir të artit duke sjellur një bashkëpunim të ri i cili u publikua në kanalin zyrtar të Bimit në Youtube. /Prive.al