U përfol se është në lidhje romantike, reagon Ana Kabashi

By

Së fundmi është aluduar se këngëtarja dhe ish-banorja e shtëpisë BBVK, Ana Kabashi është në lidhje romantike.

Në raportimet e mediave është përmenduar edhe emri i personit që supozohet të jetë i dashuri i saj i ri.

Por në lidhje me këto raportime të reja ka reaguar edhe vetë Ana Kabashi për të vënë ‘pikat mbi i’.

Ajo mohon të jetë një lidhje romantike dhe se një lajm i tillë senzacional së pari herë do bëhej i ditur nga vetë këngëtarja.

“Media të dashura: Nuk jam në lidhje me askënd. Në momentin që unë postoj diçka me dikë edhe e shkruaj përshkrimin ‘dashuria e jetës time’, atëherë dijeni që është e vërtetë. Përndryshe asgjë tjetër nuk është e vërtetë. Faleminderit për mirëkuptim”, shkruan ajo në një postim në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm