Çuditë nga Dafina Zeqiri nuk kanë të ndalur! Këngëtarja që ka bërë lajm kohëve të fundit më shumë me luhatjen e disponimit të reflektuar në rrjete sociale sesa projekte në karrierë ka befasuar sërish!
Pak orë pasi rilidhi miqësinë me Tunën, shtatë vite me vonesë, këngëtarja ka marrë hapin tjetër befasues!
Ajo ka zhdukur çdo gjurmë të ish të dashurit të Tunës, Cozman nga profilet e saj!
Dafina më nuk e ndjek reperin e Babastars dhe nuk i lë komente siç kishte vepruar pak muaj më parë.
Kujtojmë se në Gusht të 2016-tës, ajo filloi të ketë kontakt virtual me reperin në një veprim i cili nga mediat u cilësua si hakmarrje ndaj Tunës por duket se pa u mbushur akoma një vit i plotë, Dafina ka ndërruar mendje! /Prive.al/
Foto: 20 Gusht 2016