Lajme të bukura vijnë nga ish-Missi Diana Avdiu.
Ajo këtë verë po i jep fund beqarisë!
Lajmin e ka konfirmuar vetë Diana e cila ka nisur të shpërndajë edhe ftesat e dasmës që do zhvillohet përgjatë muajit korrik.
Martesa vjen pas disa viteve lidhje me Argjent Gardën, një shqiptar i cili prej vitesh jeton në Suedi.
Çifti kohë më parë u fejuan dhe dasma vjen fiks, siç e do rendi e tradita shqiptare, përgjatë verës!
Dianën e kemi parë shpesh në fustan të bardhë falë seteve fotografike por më në fund, do e shohim njëmend nuse, përtej punës së saj si modele. /Prive.al