Një seri videosh të publikuara në Instastory nga Ronela Hajati, e bënë gjithë publikun të mendojë se ajo po e thumbonte reperen e famshme Taynan.
Hajati po ironizonte në llogarinë e saj në Instagram me të bërit “Freestyle” duke thënë se nuk merr vesh nga hip-hopi dhe se mendon që strofat e këngëtarëve që bëjnë freestyle, shkruhen paraprakisht dhe përdoren kinse janë të aty për atyshme.
Por më pas, ngado u raportua se ajo po thumbonte në mënyrë indirekte Taynan, por Ronela s’ka vonuar të sqarohet.
“Pra edhe njëherë, nuk e kam me gocat se janë si shpirt secila në shoubizin tonë. Është shumë e vështirë të mbijetosh në këtë treg duke qenë femër kështu që big up for ladies. Nuk e kam me askënd personalisht, thjesht me fenomenin”, ka shkruar Ronela në Instagram më pas. /Prive.al