U ftoh miqësia! Çfarë ndodhi mes Mevlanit dhe Sabianit?

By

Mevlani dhe Sabini kishin një miqësi të ngushtë me njëri tjetrit. Duke i përkitur të njëjtës industri, ata lansuan edhe katër këngë në bashkëpunim me njëri tjetrin në një periudhe të shkurtër kohore.

Por diçka krisi mes dy shokëve që njiheshin që një dekadë dhe fansat e dyshes e kanë vënë re këtë distancim.

Mevlani ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për BBV dhe natyrisht që u pyet për mikun e tij, Sabianin.

“Ne njihemi prej shumë vitesh dhe hyrja e tij ishte e papritur për mua. Nuk flasim prej kohësh, kemi pasur një mosmarrëveshje”, u shpreh ai.

Më tej gazetari aludon në mos Mevlani ishte shkaktari i prishjes së miqësisë, ish-konkurrenti i “Përputhen” përgjigjet duke thënë:

“Po mbase kam gabuar dhe unë, nuk është se ja vendos fajin Sabianit, thjesht kemi pasur disa mosmarrëveshje për çështje pune, por që besoj kur të dali do ti sqarojmë prapë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm