Koncert madhështor në Klan Kosova për 50 vjetorin e Sabri Fejzullahut!

By

Qendra Kulturore Klan Kosova, me 15 shkurt në ora 20.30 mban koncertin madhështor për nder të 50 vjetorit të karrierës së Sabri Fejzullahut, 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 9 vjetorit të themelimit të televizionit Klan Kosova.

Një event unik me këngën që shënuan histori e lanë gjurmë në diskografinë shqiptare.

Përpos, Sabri Fejzullahut në skenë do të ngjiten Dhurata Dora, Leonora Jakupi, Ledri Vula, Lumi B, Ermal dhe Armend Fejzullahu, Ledina Çelo, Adelina Thaçi, Vikena Kamenica, Kastriot Tusha e Petrit Çarkaxhiu.

Me 15 shkurt, një koncert që nuk duhet humbur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm