U bë pjesë e “BB VIP”, kolegu Arbër Zeka zbulon detajet e hyrjes së Egzonës

By

Mbrëmjen e djeshme në kuadër të pesë hyrjeve të reja në “Big Brother VIP” ishte edhe prezantuesja e televizionit publik, Egzona Rafuna.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ajo vendosi t’i thotë po aventurës televizive, prej së cilës duket se duhet të presim goxha për një muaj e gjysmë.

Në një bisedë për Prive.al, kolegu i saj, Arbër Zeka, njëherësh fitues i “Big Brother 5”, u shpreh se Egzona e ka diskutuar me të çdo detaj paraprakisht.

“Mund të them që kam qenë personi i parë me të cilin Egzona e ka diskutuar hyrjen. Në konsultë e sipër, duke qenë se e ka njohur mirë si format, nuk ka qenë aspak e vështirë për ta bindur. Nga të gjitha prurjet në shtëpinë e “Big Brother VIP”, mund të them që është hyrja më e mirë që ka mundur të ndodhë” – u shpreh Arbëri.

Arbër Zeka, bashkëmoderues i emisionit “n’Za” në RTK duhet pyetur pa diskutim sa i përket “Big Brother”. Kjo sepse ai ia doli të triumfojë duke qenë kosovari i parë që merr çmimin e madh, vite më parë. Këshillat e tij, janë të vyeshme.

“Sigurisht, kam diskutuar me të disa gjëra që mund t’i shërbejnë përgjatë rrugëtimit në këtë aventurë televizive. Pasi e kam provuar vet, i kam thënë që gara është më e vështirë kur nuk je nga dita e parë por hyn në fazën e tretë. Egzona nuk duhet t’i gjykojë banorët me mendimin nga jashtë si publik. Brenda, pikërisht ata persona mund t’i pëlqejnë. Gjykimin e lojës dhe komentimin nga jashtë duhet ta mbajë jashtë. I kam thënë poashtu që ta ketë parasysh që dhoma e rrëfimit nuk është dhomë e pushimit” – deklaroi ai.

Ditën e djeshme u aludua mbi raportin e Egzonës me Dagz, detaj ky që ka qarkulluar në kuadër të shumë lajmeve të rreme mbi programin.

“Ka qenë një lajm i rremë që ka qarkulluar gabimisht apo qëllimisht, këtë s’mund ta them. Egzona e njeh Dagzin siç e njoh unë, prej emisionit tonë të përbashkët. E kemi pasur të ftuar në program për punën e tij. Këtu nis dhe mbaron e gjithë historia”.

I pyetur sa i përket faktit se sa mund t’i ndryshojë Egzona ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Zeka u shpreh:

“E di sigurtë që për herë të parë në shtëpi është një përson që para së gjithash di të thotë më fal, të lutem, a ka mundësi. Nuk besoj të ketë pasur paraprakisht person më të edukuar, më të kulturuar dhe më njerëzor duke përfshirë edhe veten, në këtë aventurë televizive. Karakteri i saj është një vlerë e shtuar që padiskutim do ta bëjë diferencën në dinamikat brenda shtëpisë”.

Suksese Egzonës. /Prive.al

____________________________________________________________________

Artikuj të ngjashëm