U bë baba i një vajze, Llukmani i “O sa mirë” na e prezanton të bijën

By

Për herë të parë në jetë, ai u bë baba dhe emocionin e këtij momenti të rëndësishëm në jetën e tij, ai e ndau me fansat.

Ernest Zymberi i njohur për rolin e tij në serialin e famshëm ‘O sa mirë’, tashmë ka epitetin baba, pasi gruaja e tij Lena Rexhepi solli në jetë vajzën e tyre Marën.

Fillimisht kur e dha lajmin Zymberi publikoi në Instagram vetëm dorën e vogëlushes, duke i fshehur fytyrën.

Por me të dalë nga spitali, dyshja ka pozuar me Marën në krahë duke e prezantuar të bijën e tyre me ndjekësit në rrjete sociale. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm