Këngëtarja Fjolla Morina, nga publiku asnjëherë nuk është vlerësuar për kualitetet e saj vokale.
Madje ajo është kritikuar që i ka hyrë karrierës muzikore, pa pasur kualitetet që i duhen një këngëtari që të këndojë.
Megjithatë, javën që lamë pas në Prive, ajo u pyet për këtë gjë derisa përgjigja e saj, nuk ishte ajo që po prisnim dhe siç duket Fjolla i ka marrë me shumë sportivitet të gjitha kritikat.
“Nuk jam as e para as e fundit që akuzohem për këtë gjë. Unë mendoj që kënga flet vet dhe këngëtari flet aty te kënga. S’kam nevojë të tregoj sa di të këndoj. E imja është të sjell këngë të bukura. S’mund të flas për vete”, deklaron Fjolla. /Prive.al