Tuti Sejdiu është shpallur Miss Universe Kosova 2021.
Në këtë garë të bukurisë, që u mbajt për dy netë me radhë, fituese u shpall 19 vjeçarja nga Gjilani e cila do ta prezantojë Kosovën në Miss Universe 2021.
Kurora e bukurisë iu dorëzua nga Blerta Veseli e cila e kishte përfaqësuar Kosovën në Miss Universe 2020.
Finalja e ngjarjes së përvitshme ku prezantohet bukuria shqiptare u transmetua në Vizion Plus dhe Klan Kosova derisa performuan disa nga emrat më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare si Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj.