“Miracle in Cell No. 7” është filmi i cili rrëmbeu zemrat e të gjithëve gjatë muajve të karantinës.
Filmi i cili në turqish quhet “Yedinci Kogustaki Mucize”, trajton historinë e një fëmije dhe babait të saj me të meta mendore. Ky projekt filmik është pjesë e shtëpisë së madhe mediatike, Netflix.
Pasi theu rekordet e shikueshmërisë, “Miracle in Cell No. 7” tashmë është propozuar nga Turqia si filmi përfaqësues i vendit në garën e nominimeve për “Oscars 2021”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur aktorja e cila luan Ova-n në këtë film, Nisa Sofiya, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të posterit të filmit, duke shkruar në mbishkrimin e saj se filmi është propozim i Qendrës Kinematografike Turke për nominimet e Çmimeve të Akademisë.