Turjan Hyska vjen me “Provokacija” (VIDEO)

By

Turin, mbase shumë kush mund ta mbajë mend nga grupi i tij “Produkt 28” mirëpo së fundmi karriera e tij po zhvillohet edhe në fushën e moderimit.

Ai është autorë dhe moderator i emisionit “Oktapod” ku çdo javë ka të ftuar fytyra publike nga bota e show bizit dhe jo vetëm.

Mbase angazhimi i tij në këtë fushë në një mënyrë mund ta ketë shkëputur nga realizimet e tij por ja që nuk paska hequr dorë.

Ai sot ka lançuar këngën e tij me një titull mjaft interesant “Provokacija” ku për ta vizuelizuar kishte zgjedhur njerëz të rëndomtë dhe fytyra publike që të merrnin pjesë.

“Provokacija” mes tjerash risjell dronin e famshëm të kombëtares , Lorik Canën dhe detaje të tjera interesante.

Vlerësojeni vetë këtë realizim të Turjan Hyskës./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm