Dua Lipa transformohet në pamje dhe paralajmëron një erë të re (FOTO)

By

Në këtë fillim Tetori, Dua Lipa ka vendosur të bëjë ndryshim drastik.

Këngëtarja e njohur ka rifreskuar pamjen duke zgjedhur të braktisë imazhin e zeshkanes për të shkuar drejt bjondes.

Ngjyra e re e flokëve të këngëtares e sjell atë për herë të parë më ndryshe.

E ky ndryshim duket se lidhet edhe me një kapitull të ri të këngëtares në jetën private.

Dua përmes një postimi në rrjete sociale është shprehur: ‘Një erë e re. Faleminderit për durimin tuaj. Shihemi së shpejti. Dua Lipa 2’.

Sipas të gjitha gjasave, ylli botëror i muzikës pop po paralajmëron në këtë formë albumin e saj të dytë në karrierë teksa për detaje të tjera na mbetet të presim edhe pak. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm