Turi i vërsulet Ermal Mamaqit për këtë lajm

By

Dita e sotme nisi me një lajm mbi largimin e Turjan Hyskës nga Vizion Plus.

Këngëtari e moderatori që është rritur në këtë televizion, tek i cili punon prej adoleshencës së hershme u tha se do të nisë një kapitull të ri në Klan, respektivisht në kanalin Klan Plus.

Ky informacion, i publikuar në portalin e Ermal Mamaqit u lidh edhe me mbylljen e emisionit të Turit në Vizion Plus rreth një muaj më parë.

Por cila është e vërteta?

Turi nuk e ka ndërmend të lëvizë për në Klan. Këtë e ka konfirmuar vetë moderatori përmes një postimi në Instagram ku lajmin e publikuar e konsideron si të rremë.

Madje, ai i është drejtuar Ermalit duke i thënë: ‘Ermal ç’na bëre. Mu ça telefoni’ teksa si ‘dënim’ synon ta dërgojë në Berat për pushime gjashtë muaj.

Ndryshe, Turi i cili ishte edhe drejtor në Vizion Plus para ardhjes së Sokol Ballës nuk ka treguar se çka planifikon të bëj më tej por bashkëshortja e tij, Orinda, vazhdon të moderojë një program të sajin në këtë kanal. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm