Tuna sjell në Prive një super projekt (Video)

By

Këngëtarja Tuna Sejdiu ka punuar sërish në heshtje për këngën dhe klipin e ri. Sikurse ‘Pardon’ edhe kënga ‘Nobody There’ është mbajtur larg publikut deri në afrimin e lançimit të saj.

Në këtë projekt shihet një investim i madh. Maska që bart Tuna në klip është punuar nga Malakai që ka realizuar maska për klipet e Madonnës, Rihannës e Beyonces.

Kjo maskë është bërë në kohë për dy ditë dhe është punuar nga 8 persona për të qenë në dispozicion të Tunës sepse i duhej urgjent për klip.

Teksa përpos maskës, këngëtarja i ka dhënë rëndësi të madhe edhe koreografisë, për të cilën ka punuar me Simonen e Dancing Ëith the Stars Albania.

Ky klip me ide të Tunës po i realizuar nga Max Production flitet se kap vlerën e mbi 40.000 mijë Euro.

Ndërsa edhe kënga ka producentë të rëndësishëm. Krijuesit e hiteve për Justin Bieber, Usher e Katy Perry, producentët Da BeatFreakz kanë realizuar edhe këngën “Nobody There” që shfaqet të shtunën në Prive./

Artikuj të ngjashëm