Ditë më parë ajo i dha jetë djalit të saj të parë që e pagëzoi me emrin Tian.
Këngëtarja Tuna Sejdiu dhe muzikanti Patris Berisha, u bënë prindër për herë të parë nën vëmendjen e vazhdueshme të mediave.
Ajo lindi në Shkup të Maqedonisë dhe më pas u kthye në Kosovë duke qenë e shoqëruar nga lajmet e shumta në mediat rozë.
Tuna në këto ditë të zëna me të birin, ka gjetur kohë t’i falënderojë njerëzit që i qëndruan pranë gjatë kohës së lindjes, përmes një videoje të montuar me fotografi të pashfaqura ndonjëherë në publik.
Patrisi dhe Tuna shfaqen shumë të lumtur në prezencën e Tianit, i cili tashmë ka dhuruar edhe buzëqeshjet e tij të para. /Prive.al