Tuna përfundon xhirimet e klipit të ri!

By

“Knocks me Out” është projekti i fundit që solli këngëtarja Tuna si e ftuar në projektin e reperit amerikan, Fatman Scoop.

Por që nga tetori i vitit të shkuar Tuna nuk solli asnjë projekt edhe pse ishte shpeshherë e lakuar në mediet elektronike.

Prive ka raportuar javë më parë që artistja ka filluar punë për projektin e ri e ndërkaq tani ajo ka përfunduar edhe videoklipin.

Xhirimet e spotit të ri kanë përfunduar këto ditë në Maqedoni, teksa për pamje e artistes janë përkujdesur bashkëpuntorët e përhershëm, make up artistët Arbër Bytyqi me Vjosa Metaj dhe për flokët Kaci.

Ky projekt që mbahej surprizë nga Tuna pritet të publikohet gjatë këtij muaji./Prive

Artikuj të ngjashëm